Loading…

Presidenti i Bjellorusisë akuzon Rusinë për tentim grusht shteti: Mjaft gënjyet, jeni turpëruar

  • 04/08/2020 | 20:02

Presidenti i Bjellorusisë akuzon Rusinë për tentim grusht shteti: Mjaft gënjyet, jeni turpëruar

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, akuzoi Moskën të martën se po gënjen në ‘zënkën’ rreth arrestit të një grupi të kontraktorëve rus të sigurisë në Minsk, javën e kaluar. Ai shtoi se forca të paemër tani po komplotojnë një revolucion që do të ju dështoj, transmeton Gazeta Metro.


Në një fjalim të zjarrtë të adresuar kombit derisa votimi i hershëm filloi në zgjedhjet ku ai po synon të vazhdoj sundimin e tij prej 26 vitesh, Lukashenko tha se do të mbroj Bjellorusinë nga kundërshtarët që i cilësi si shkatërrimtarë të kontrolluar nga jashtë.

Rusia ka deklaruar se njerëzit e arrestuar ishin në transit nga Bjellorusia në një shtet të tretë, por Lukashenko tha se këto pohime ishin të gjitha “rrena”.

Para zgjedhjeve kishte protesta masive në Minsk, disa nga kundërshtarët e Lukashenko janë arrestuar nën akuza të rreme, sipas tyre, ndërsa Minsk kishte njoftuar se dyshon se kontraktorët e sigurisë e arrestuar këtë muaj po përgatisnin “sulme terroriste”.

“Këta njerëz kanë dëshmuar se ishin dërguar posaçërisht në Bjellorusi. Urdhri i tyre ishte të presin për udhëzime të tjera”, tha Lukashenko.

Presidenti bjellorus tha se kanë informacion se një grup i dytë i luftëtarëve është dërguar në jug të Bjellorusisë. Ai nuk dha më shumë informacion por tha se do t’i ndjekin e zënë.

Duke ju drejtuar Rusisë, ai tha: “Mjaft gënjyet. Ju jenit turpëruar tashmë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë