Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimit një ditë më pare pasi të njëjtit i ishin shfaqur simptomat, transmeton Gazeta Metro.
Bolsonaro, njihet si një nga kundërshtarët kryesorë të masave shtrënguese kundër koronavirusit, atij i ishte shfaqur temperaturë e lartë dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit.
Presidenti i Brazilit shpesh herë kishte vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”.
Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë.
Ky ishte testimi i katërt që iu bë presidentit brazilian Bolsonaro./gazetametro.net