Loading…

Presidenti i CFR Cluj flet për Ermal Krasniqin: Vështirë të rezistojmë nëse vjen ndonjë ofertë joshëse

  • 17/03/2023 | 09:03

Presidenti i CFR Cluj flet për Ermal Krasniqin: Vështirë të rezistojmë nëse vjen ndonjë ofertë joshëse

Një nga lojtarët më të përmendur aktualisht në Rumani është Ermal Krasniqi. Paraqitjet e tij fantastike me CFR Cluj kanë bërë që disa skuadra italiane, mes tyre edhe Lazio të interesohen për anësorin kosovar. Rreth raportimeve të fundit ka folur vetë presidenti i klubit rumun, Cristi Balaj, transmeton Gazeta Metro.


Siç thuhet nga mediat rumune ditëve të fundit drejtuesit e CFR Cluj janë të vetëdijshëm se është vetëm çështje kohe derisa Krasniqi të largohet nga Rumania.

Cristi Balaj është shprehur i bindur që mund ta mbajnë 24-vjeçarin në Gruia edhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë, thekson se nëse vjen ndonjë ofertë joshëse atëherë nuk mund t’i rezistojnë.

”Unë them se po, ne mund ta mbajmë atë, por mbetet për t’u parë sepse kur vjen një ofertë joshëse është e vështirë t’i rezistosh. Nuk po na befasojnë paraqitjet e tij sepse e shohim edhe në stërvitje. Ajo që më pëlqen është modestia e tij,” ka thënë ai për emisionin ‘Fanatik Superliga’.

Kujtojmë se Ballkani në janar e shiti Krasniqin për shumën e 300 mijë eurove për shkak se do t’i skadonte kontrata në verë dhe zotëron gjithashtu 15% të një transferimi të mundshëm.

Futbollisti nga Tërpeza e Malishevës ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asistim në nëntë ndeshjet e luajtura për CFR Cluj në Superligën e Rumanisë. /gazetametro.net

Ermal Krasniqi gati për hapin e madh në karrierë: Gjiganti italian interesohet për 24-vjeçarin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë