Loading…

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino arrin në Kosovë

  • 30/09/2022 | 09:53

Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino arrin në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka arritur në Kosovë presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino, transmeton Gazeta Metro.


Në postimin e FFK’së është publikuar një video gjatë zbarkimit të tij në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

”Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka arritur në Kosovë. I pari i futbollit botëror është pritur në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë. Kjo është vizita e parë që presidenti i FIFA-s i bën Kosovës,” thuhet në postimin e FFK’së.

Infantino gjatë ditës së sotme do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore si presidenten, Vjosa Osmani kryeministrin, Albin Kurti, ministrin e sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i FIFA’s dje qëndroi edhe në Shqipëri, me ç’rast ishte i pranishëm në inaugurimin e kompleksit sportiv, ‘Shtëpia e Futbollit’. /gazetametro.net

‘Në aeroport u habitën’: Dhurata interesante që Infantino mori në Shqipëri para 20 vitesh

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë