Loading…
Presidenti i FIFA’s uron Feronikelin për titullin Kampion i Kosovës: Duhet të jeni krenarë
  • 23/05/2019 | 21:23

Presidenti i FIFA’s uron Feronikelin për titullin Kampion i Kosovës: Duhet të jeni krenarë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka ururar Feronikelin për titullin e fituar, Kampion i Ipko Supërligës së Kosovës. Ai i ka dërguar një telegram urimi presidentit të klubit, Naser Ramaj, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit Feronikeli, Naser Ramaj, i cili tha se Gianni Infantino ka dërguar telegram urimi.”I nderuari president,

Isha i lumtur të dëgjoja se KF ‘Feronikeli’ u kurorëzua si kampion i Kosovës për edicionin 2018/19. Kjo më jep kënaqësi për t’i përgëzuar ata për titullin e tyre të tretë në ligë!

Kjo, pa dyshim, është rezultat i angazhimit dhe punës së madhe, andaj të gjithë të përfshirët mund të jenë krenarë për këtë arritje të madhe. Unë do t’u jem mirënjohës nëse mund t’i përcillni urimet e mia për lojtarët, trajnerët, administratën dhe gjithë stafin teknik dhe mjekësor, si dhe për tifozët. Unë inkurajoj ata për të vazhduar punën me vendosmëri dhe motivim!

Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, shfrytëzoj rastin të falënderoj KF ‘Feronikeli’ dhe Federatën tuaj që ka ndihmuar në përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit dhe për nxitje të zhvillimit të kësaj loje të bukur e cila na bashkon të gjithëve.

Pres që t’ju takoj së shpejti në Paris me rastin e Kongresit të 69-të të FIFA-s. Me respekt, Gianni Infantino./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë