Loading…

Presidenti i Frankfurtit tha se trofeu i Europa Ligës është më i mirë se seksi: I kundërpërgjigjet Kevin Trapp

  • 19/05/2022 | 20:22

Presidenti i Frankfurtit tha se trofeu i Europa Ligës është më i mirë se seksi: I kundërpërgjigjet Kevin Trapp

Eintracht Frankfur ditën e djeshme arriti të shpallej kampion i Europa Ligës pasi që mposhti gjatë ekzekutimit të penalltive Rangers. Por, heroi i këtij triumfi portieri, Kevin Trapp ju është kundër përgjigjur Presidentit të tij i cili kishte thënë se triumfi në Europa Ligë është më i mirë se seksi, transmeton Gazeta Metro.


Portieri gjerman, Kevin Trapp me pritjen e bërë në minutat e fundit ndaj Ryan Kent dhe penalltinë e pritur të Aaron Ramsey gjatë ekzekutimit të penalltive u bë njeriu kryesor që në fund Eintracht Frankfurt solli në vitrinën e klubit një trofe europian që nga viti 1980.

Para ndeshjes thuhej se Presidenti i klubit, Peter Fischer i kishte motivuar futbollistët me fjalët se të fitosh Europa Ligën është 1000 herë më mirë se seksi, pasi këto trofe janë shumë, shumë të vështirë për t’u fituar.

Por me këto fjalë të Presidentit siç duket nuk ka rënë dakord Trapp i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes tha: ” Presidenti tha dje se fitimi i trofeut në Europa Ligë është më i bukur se seksi, por ende nuk e di nëse jam dakord. Pra, këto janë gjëra të bukura edhe trofeu edhe seksi. Por po, mendoj se shumë gjëra do të ndodhin gjatë ditëve të ardhshme.”

Kujtojmë që me këtë triumf Frankfur përveç se ka arritur të fitoj trofeun e dytë më të rëndësishëm në Europë ka siguruar gjithashtu edhe pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë