Loading…

Presidenti i KE’së, Juncker beson se Presidenti amerikan Trump nuk do t’i vendos taksa veturave europiane

  • 08/11/2019 | 14:01

Presidenti i KE’së, Juncker beson se Presidenti amerikan Trump nuk do t’i vendos taksa veturave europiane

Jean-Claud Juncker, Presidenti në largim i Komisionit Europian tha me bindje se nuk beson se Presidenti Amerikan Donald Trump nuk do t’i vendosë tarifa të reja veturave europiane. Presidenti Trump i kishte kërcënuar më parë dhe e kishte shtyrë datën e tarifave për në mes të nëntorit, transmeton Gazeta Metro.


“Trump do të kritikoj pak, por nuk do të ketë doganë shtesë për vetura” tha Juncker për gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung.

Juncker përsëriti se Trump nuk do të bëjë këtë dhe i tha gazetarit se ai po flet me njeriun “në dijeni të plotë të gjërave”.

SHBA’të kanë kohë deri në mes të nëntorit të vendosin nëse do të ngritin tarifat doganore për automobilat dhe pjesët rezervë që vijnë nga BE’ja. Gjatë muajit maj Presidenti Trump kishte shtyrë vendimin e caktimit të tyre.

Nëse do të vendoseshin, këto masa do të godisnin para të gjithëve prodhuesit gjermanë si Volkswagen, BMW dhe Daimler. Sekretari i tregtisë së SHBA’ve Vilbur Ross, njoftoi me 3 nëntor se SHBA’të ndoshta nuk do t’i duhet të vendosin tarifa të reja.

“Shpresojmë se negociatat me kompani të caktuara rreth planeve të tyre investive do të dhënë fryt  aq sa të mos ketë nevojë për vendosjen e tarifave të reja”.

Ai shtoi se kanë pasur biseda shumë të mira me “miqtë tanë europianë, japonezë e koreanë” ku edhe gjenden prodhuesit kryesor të veturave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë