Loading…

Presidenti i KOK’ut, Hasani panelist në samitin ndërkombëtar virtual ‘Major Events 2020’

  • 08/07/2020 | 17:03

Presidenti i KOK’ut, Hasani panelist në samitin ndërkombëtar virtual ‘Major Events 2020’

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka marrë pjesë sot në samitin ndërkombëtar virtual “Major Events 2020”, i cili po mbahet online prej 7-9 korrik dhe në të cilin po marrin pjesë figura të larta sportive dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme të sportit dhe industri tjera.


Presidenti Hasani mori pjesë në sesionin me temën “Cila është shtroja (tapeti) mendore, ku do të bazohet rikthimi ynë në sport pas përhapjes së pandemisë Covid 19?”.

Presidenti Hasani duke folur fillimisht për sfidat nëpër të cilat ka kaluar KOK-u deri në anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si dhe medaljen Olimpike të fituar nga Majlinda Kelmendi, bëri një rezyme të seminarit ndërkombëtar për aftësi mentale, të mbajtur online me 40 sportistë elitarë dhe Shpresa Olimpike 2020. Seminari i drejtuar nga trajnerët e organizatës australiane Optimization HUB: Graziella Thake, Elda Gjoka, Mel Roche dhe Paul Hutch u zhvillua në katër trajnime, njofton KOK.

Gjatë fjalës së tij, presidenti theksoi se KOK-u është duke mbështetur sportistët dhe njëkohësisht po iu mundëson atyre që të dëgjojnë seminare të ndryshme që kanë të bëjnë me shëndetin mental, sidomos pas përhapjes së pandemisë Covid 19.

Krahas presidentit Hasani, në panelin që udhëhiqej nga Graziella Thake (Optimization HUB), ishin edhe Florette Blackwood, zyrtare e lartë në Ministrinë e Sportit të Xhamajkës, Alan Beckford, administrator sportiv i Xhamajkës, Kirill Micallef Stafrace, zyrtar i lartë në Komitetin Olimpik të Maltës, Sana Mir, ish-kampione e botës në kriket me Pakistanin dhe Amelia Kuk, zyrtare e Ligës së Ragbit në Australi.

Samitin po e ndjekin mbi 1 mijë pjesëmarrës nga korporata të ndryshme të botës, ku pjesë e këtij Samiti janë rreth 200 organizata, institucione dhe biznese nga e tërë bota.

Samiti u ndjek edhe nga sportistë elitarë të Kosovës dhe zyrtarë të federatave sportive në Kosovë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë