Loading…
Presidenti i Milanit jep një lajm të mirë për tifozët e klubit italian
  • 11/02/2019 | 19:55

Presidenti i Milanit jep një lajm të mirë për tifozët e klubit italian

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar se klubi do të përpiqet të nënshkruajë një  tjetër emër të madh gjatë afatit kalimtar të verës nëse Fair-Play Financiar e lejon atë, transmeton Gazeta Metro.


‘’Elliott Group’’ financoi transferimet e Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek muajin e kaluar, të dy ata kanë bërë ndikime të menjëhershme për Milanin dhe Scaroni shpreson të plotësojë skuadrën me një blerje të tretë të madhe.

“Ne kemi një drejtor ekzekutiv të kalibrit të madh ndërkombëtar, i cili në Angli udhëhoqi Arsenalin dhe në SHBA ishte zëvendës i Major League Soccer”, tha ai për Il Sole 24, përcjell Gazeta Metro.

“Ne kemi ndarë detyrat midis nesh. Ai menaxhon klubin dhe skuadrën, unë jam i përqendruar në më shumë aktivitete italiane: futbolli në të vërtetë është një nga industritë më të mëdha në vendin tonë dhe një nga zemrat rrahëse të shoqërisë sonë’’.

“Këtu duhet të rriten gjëra, një në lidhje me rezultatet sportive dhe rezultatet e tjera financiare’’, tha ndër të tjera Poalo Scaroni.

Ndryshe, Milani aktualisht ndodhet në vendin e katërt në Serie A dhe synon të mbajë një nga pozitat e top-katërshes për të sigurar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshem./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë