Loading…

Presidenti i PE-së mbështet anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në BE

  • 06/06/2021 | 10:50

Presidenti i PE-së mbështet anëtarësimin e shteteve të Ballkanit në BE

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje që shtetet e Ballkanit Perëndimor të lejohen të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duke thënë se zgjerimi i bllokut do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin.


“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent”, ka tënë Sassoli, raportoi gazeta gjermane, Funke Mediengruppe.

Por, sa shpejt mund të ndodhë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, sipas Sassolit, varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.

“Në secilin prej këtyre shteteve ende ka nevojë që të përmbushen reformat”, tha Sassoli, duke shtuar se BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të njohë përparimin e këtyre shteteve.

BE-ja tashmë është duke zhvilluar bisedime për anëtarësim me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërkaq Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë zyrtarisht shtete kandidate për anëtarësim. Muajin e kaluar, Maqedonia e Veriut mori mbështetje për nisjen e bisedimeve me BE-në nga Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia.

Deri më tani, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina konsiderohen si kandidate potenciale për nisjen e bisedimeve.

Procesi i zgjerimit të BE-së po përballet me sfida të mëdha, përfshirë edhe disa ndarje etnike në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Në BE kërkohet votë unanime që të miratohet korniza negociuese për një shtet që aspiron të anëtarësohet në bllokun evropian.

Vitin e kaluar, Bullgaria vendosi veto ndaj nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, për shkak të mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit për gjuhën dhe historinë.

Bullgaria dëshiron që Shkupi ta pranojë se identiteti dhe gjuha kanë rrënjë bullgare dhe muajin e kaluar tha se nuk e ka në plan që ta heqë veton për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë