Loading…

Presidenti i ri i SHBA’së: Lexoni 6 fakte nga jeta e Joe Biden

  • 07/11/2020 | 17:50

Presidenti i ri i SHBA’së: Lexoni 6 fakte nga jeta e Joe Biden

Presidenti i ri i SHBA’së Joe Biden, mik i madh i kosovarëve është politikan amerikan, pjestar i partisë demokratike, shkruan Gazeta Metro.


I lindur në Pensilvani më 20 nëntor 1942, Joe Biden punoi si avokat para se të futej në politikë. Për t’ju njohur më mirë me jetën e këtij miku të Kosovës, Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte nga jeta e tij që s’i keni ditur:

1. Ai është senatori i pestë më i ri në SHBA, si dhe senatori i Delaware-it.

2.  Joe Biden ka kapërcyer shumë dhimbje familjare dhe vështirësi personale.

Në vitin 1972, gruaja e tij Neilia dhe tre fëmijët pësuan një aksident me veturë. Neilia dhe vajza e tyre njëvjeçare Naomi vdiqën, dhe djemtë e tij Beau (tre vjeç) dhe Hunter (dy vjeç) u plagosën rëndë. Edhe pse Biden po bëhej senator, fëmijët e tij mbetën prioriteti.

Djali i zv/presidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, është ndarë nga jeta më 30 maj të vitit 2015. Beau, u nda nga jeta pas një beteje me kancerin në tru, i cili mori trajtim në disa qendra spitalore në SHBA.

3. Është është hera e tretë që biden kandidon për president. Ai kishte humbur në zgjedhjet e vitit 1988 dhe 2008.

4.  Në daljen e tij të parë si kandidat për president për zgjedhjet 2020 ai tha se ndihet krenar për sulmet ndaj Serbisë.

Në një intervistë për agjencië ameriknë të lajmeve “The View”, Joe Biden deklaroi se ndihet krenar që ishte pjesë e ndalimit të gjenocidit në Kosovë, si dhe për sulmin me bomba ndaj Serbisë dhe largimin nga pushteti të kriminelit Milloshevic.

5. Presidenti Donald Trump refuzoi ta quante një sfidues potencial për zgjedhjet e 2020-s, ish-senatorin dhe ish-zv.presidentin amerikan. “Nuk e shoh Joe Bidenin si kërcënim. Mendoj se ai është më shumë kërcënim për vetveten”, tha Trump.

6. Në vitin 2015, Biden njoftoi se ai nuk do të hynte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në vend të kësaj, ai bëri fushatë për Hillary Clinton, e cila përfundimisht humbi zgjedhjet përballë Donald Trump.

Joe Biden është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve kryesore të zgjedhjeve në SHBA nga Associated Press dhe CNN.

77-vjeçari ka fituar në Pennsylvania 20 vota elektorale të shtunën për të kaluar pragun fitues prej 270 votash, për t’u bërë presidenti i ri i SHBA’së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë