Loading…

Presidenti i Serbisë në OKB: Serbia nuk do ta njoh Kosovën

  • 27/02/2017 | 17:06

Presidenti i Serbisë në OKB: Serbia nuk do ta njoh Kosovën

Presidenti serb e ka përsëritur qëndrimin e tij, duke thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën. Këtë, Tomislav Nikolic, e ka thënë në diskutimin për Kosovën në Këshillin e Sigurimit.


Sipas presidentit serb, qëllimi kryesor i Serbisë është ta ruaj paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai iu ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndikojnë në Kosovë që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Ai ka theksuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën.

“Edhe një herë dua të jem i qartë-Serbia nuk do ta njoh Kosovën. Nuk ka asnjë vendim as nga ana e OKB-së që thonë se Kosova  nuk është pjesë e Serbisë. Për mua provokim është që të gjithë përfaqësuesit e administratës së përkohshme në Prishtinë thonë se Kosova është shtet i pavarur”, ka thënë Nikoliq./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë