Loading…

Presidenti iranian Pezeshkian i ofroi dorëheqjen liderit të teokracisë terroriste Mojtaba Khamenei

  • 31/05/2026 | 21:40

Presidenti iranian Pezeshkian i ofroi dorëheqjen liderit të teokracisë terroriste Mojtaba Khamenei

Sipas raporteve presidenti iranian Masoud Pezeshkian i ka dërguar letër zyrës së liderit suprem Mojtaba Khamenei ku ka dorëzuar dorëheqjen, transmeton Gazeta Metro.


Media iraniane anti-regjimit islamist Iran International raportoi se në letër theksohej fakti se Garda Revolucionare Islamike e Iranit efektivisht ka zaptuar pjesën më të madhe të qeverisë dhe se presidenti dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë përjashtuar nga proceset kyçe të vendimmarrjes.

Pezeshkian, sipas raportit, ka theksuar në këtë letër se e ka të pamundur të kryej detyrat dhe të qeverisë në rrethana të tilla dhe si rrjedhojë ka ofruar dorëheqjen.

Burime anonime i ka thënë Iran International se motivi kryesor i dallimeve mes Pezeshkian dhe kreut të Gardës Revolucionare Islamie që besohet se mban pushtetin kryesior në regjim ishte “si është udhëhequr lufta dhe pasojat shkatërrimtare në ekonominë dhe mirëqenien e njerëzve”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë