Loading…

Presidenti jep sinjale për zgjedhje të parakohshme

  • 04/04/2017 | 12:03

Presidenti jep sinjale për zgjedhje të parakohshme

Presidenti Hashim Thaçi gjatë diskutimit të tij në forumin ‘FOL Hapur’ është pyetur edhe për mundësinë për zgjedhje të parakohshme.


Me këtë rast presidenti Thaçi ka cilësuar se nuk është fundi i botës edhe nëse shkohet në zgjedhje.

“Si president do ta respektoj mandatin kushtetues. Nëse ka vullnet të spektrit politik, mund të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu sipas tij ky vendim i takon spektrit politik, të cilin ai zotohet se do ta respektoj.

“Unë si ish-kryeministër dy herë kam vendosur për shkurtim të mandatit në kohën kur kam menduar se nuk ka efektivitet institucional. Unë nuk anoj sa i përket zgjedhjeve të parakohshme”, ka përfunduar Thaçi.

Duhet përkujtuar që zgjedhjet e parakohshme po i kërkon opozita si dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë