Loading…

Presidenti jep vlerësime për gazetarinë në Kosovë

  • 14/02/2017 | 10:07

Presidenti jep vlerësime për gazetarinë në Kosovë

Shumë fjalë për mediat dhe gazetarinë tha sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë Konferencës Regjionale për sigurinë e punës së gazetarëve, organizuar nga misioni i OSBE-së.

Tha se gazetaria në Kosovë, ndonëse nuk është më e vjetra është më e guximshmja. Ndërsa, që nga përfundimi i luftës presidenti Thaçi tha se në Kosovë janë bërë përpjekje të mëdha që të instalohet një gazetari profesionale dhe e besueshme për publikun.

Ai, përmendi dy rrethana të guximshme që kanë rezultuar me gazetari të besueshme dhe profesionale.

Gazetaria e mirëfilltë ka filluar në kohën e represionit, ku gazetarët ka qenë në thumb të sulmeve. Gjatë kësaj kohe përveç guximit janë dëshmuara edhe profesionalizmi, etika dhe guximi i gazetarëve.

“Gazetarët gjithmonë kanë qenë në fund të atyre që kanë punuar nën presion dhe dhunë. Janë sulmuar, kidnapuar dhe vrarë. Ka ende gazetarë që janë zhdukur nga lufta”, tha Thaçi, duke përmendur kështu edhe nismën e tij për themelimin e një Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë, që do të punohet edhe për zbardhjen e fatit të gazetarëve, shkruan gazetametro.net.

Presidenti i vendit përmendi po ashtu edhe përkrahjen që kanë marrë gazetarët dhe mediat nga shumë organizata të huaja, duke mos anashkaluar kështu ndihmën e madhe që sipas tij ka dhënë edhe misioni i OSBE-së.

E ndër të tjera presidenti foli edhe për krijimin e legjislacionit që mbron punën e gazetarëve dhe vetë ata.

“Sot gazetarët në Kosovë janë të mbrojtur me ligj në punën e tyre. Gazetarët edhe me gjyq nuk janë të obliguar të zbulojnë burimet e tyre. Edhe pse ndonjëherë janë të rrejshme”, tha Thaçi.

E si sfidë për gazetarinë presidenti përmendi shkrimet për korrupsionin, ekstremizmin, dhe çështje tjera të ndjeshme që i kanë vënë gazetarët drejtpërdrejt në kërcënim.

Por edhe në këtë rrafsh presidenti tha se janë krijuar mekanizma për mbrojtjen e tyre, duke nisur nga mbrojtja që u sigurohet prej Policisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë