Loading…

Presidenti maqedonas falënderon SHBA’të në gjuhën shqipe

  • 23/10/2019 | 12:32

Presidenti maqedonas falënderon SHBA’të në gjuhën shqipe

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Metro.


Ky falënderim nga ana e tij erdhi pas vendimit të djeshëm për të miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me anë të një postimi në Twitter, Pendarovski shprehu mirënjohjen ndaj SHBA’së për ratifikimin e këtij protokolli në Senat, për anëtarsim në këtë organizatë.

“Faleminderim ShBA-së për Ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në #NATO në Senat. Partneriteti strategjik ShBA-Maqedonia e Veriut vazhdon në Aleancë duke kontribuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, shkruan Presidenti Pendarovski.

Të njejtin shkrim ai e postoi edhe në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë