Loading…

Presidenti merr përkrahje dhe pranon kredencialet nga Pakistani

  • 11/11/2016 | 11:08

Presidenti merr përkrahje dhe pranon kredencialet nga Pakistani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Pakistanit për Kosovën, Sohail Mahmood.

Thaçi, gjatë këtij takimit ambasadorit pakistanez, i ofroi bashkëpunim të plotë në shërbim të forcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të tyre në të gjithë sektorët.

“Marrëdhëniet tona diplomatike duhet t’i zgjerojmë edhe në fusha të tjera të jetës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Përmes një njoftimi për media të zyrës së presidentit bëhet e ditur se ambasadori pakistanez i ka ofruar edhe më tutje mbështetjen e Pakistanit për Kosovën.

“Pakistani edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështes prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës”, citohet të ketë thënë Mahmood./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë