Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka nënshkruar Ligjin për Trepçën sapo është marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese.
“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne. Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi u është shprehur falenderues përgjithmonë minatorëve për punën dhe sakrificën që kanë bërë për ta mbajtur gjallë “gjigantin e ekonomisë sonë”, siç është shprehur ai.