Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Ardhjen e presidentit slloven e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani. Pohar do ta takoj presidenten Osmani.
Pahor për takimin e tij në Kosovë ka thënë se është i lumtur që sivjet Samiti i Brdo-Brijunit është ndër më të rëndësishmit në 11 vitet e fundit, dhe që gëzohet që Vjosa Osmani do të marrë pjesë në të.
“Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para samitit të udhëheqësve në Brdo–Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo–Brijuni”, tha Presidenti slloven të mërkurën për Reporteri.net./gazetametro.net