Loading…

Presidenti reagon ashpër ndaj deklaratave të Haradinajt

  • 10/04/2017 | 19:30

Presidenti reagon ashpër ndaj deklaratave të Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se deklaratat kërcënuese ndaj etnive joshqiptare në Kosovë nxisin urretje, mllef dhe hakmerrje.


Përmes rrjetit social Facebook, Thaçi reagoi ndaj deklaratës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se “mund të ketë luftë në Kosovë”.

“Për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur. Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vëjnë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se “ne nuk kemi lejuar një gjë të tillë as gjatë luftës dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë as tani, sepse askush nuk e dëshiron”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë