Loading…

Presidenti shqiptar: Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë

  • 20/03/2017 | 22:57

Presidenti shqiptar: Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka folur për iniciativën e homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.


“Kosova është një shtet i pavarur, është një shtet sovran dhe si i tillë ka të gjithë të drejtën për të ngritur institucionet që i takojnë një shteti në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës e me radhë”, është shprehur ai.

auto_auto_bujar-nishani14825988651485509805

 

“Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë. Një shtet nuk mund të garantojë sigurinë e tij pa pasur mekanizma, në rastin konkret ushtrinë e saj. Kemi aktualisht FSK-të në Kosovë, por të mos harrojmë që kemi një prezencë të pazëvendësueshme, të domosdoshme të NATO-s. Kemi prezencën e forcave ushtarake të SHBA-së”, ka deklaruar Nishani në një intervistë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.

“Dhe unë mendoj, siç dhe kam dëgjuar nga Presidenti Thaçi, që ndërtimi i ushtrisë dhe FSK-së të bëhet në bashkëpunim të plotë me NATO-n. Ne si vend i NATO-s jemi në bord të Aleancës dhe do të kërkojmë të njëjtën gjë që do të kërkojë NATO, pra që ndërtimi i ushtrisë së saj të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe posaçërisht me SHBA-në”, ka thënë Nishani.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se nuk mendon se ushtria e Kosovës mund të ndërtohet në mënyrë të suksesshme dhe të funksionojë në mënyrë të suksesshme nëse nuk do të ketë bashkëpunimin e NATO-s dhe nuk do të ketë asistencën dhe bashkëpunimin e SHBA-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë