E plotësuar:
10:27 – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar senatorin amerikan John McCain, me ‘Urdhërin e Lirisë’. Ai me këtë rast e ka falenderuar ish ushtarakun amerikan, për ndihmën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi i ka thënë McCain’it, se ai ishte zëri i Kosovës, kur vendi ynë nuk ksihte zë.
“E tërë jeta juaj është në kontribut të lirisë. Në ditët tona më të vështira si komb ne gjetëm forcë në shëmbëlltyren. Me angazhimin tuaj ju dëshmuat se lira nuk është privilegj i të fortit por e drejtë e secilit person dhe kombi. Për kontributin tuaj për lirinë dhe pavarësinë e kosovës ju dekoroj me ‘Urdhërin e Lirisë’”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa McCain, ka thënë se është krenar që është në Kosovë disa vite pas pas konfliktit dhe tragjedisë. Por, nuk ka harruar të ja kujtojë Kosovës, se përpara ka ende kilometra për të kaluar.
Megjithatë, sipas tij Kosova ka bërë shumë progres, dhe populli i saj duhet të jetë shumë krenar.
Senatori McCain, ka premtuar se SHBA do të vazdhojë të ndihmojë Kosovën, dhe personalisht do të punojë që Kosova të vazhdojë të jetë e lirë. /gazetametro.net
________________________________________________
Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim senatorin amerikan John McCain, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore, në kuadër të një turi rajonal.
Thaçi, do të nderojë senatorin republikan me çmimin “Urdhëri i Lirisë”.
Senatori John McCain, dje ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Kosovës dhe ka takuar kryeparlamentarin Kadri Vesli dhe kryeministrin Isa Mustafa. /gazetametro.net