Loading…
Presidenti Thaçi i jep shtetësinë mbrojtësit të talentuar nga Zvicra, ai tani është gati për Kosovën
  • 15/05/2019 | 15:53

Presidenti Thaçi i jep shtetësinë mbrojtësit të talentuar nga Zvicra, ai tani është gati për Kosovën

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Valon Hamdiu, sot edhe zyrtarisht ka marrë shtetësinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Muajin e kaluar, Valon Hamdiu kishte njoftuar se ka zgjedhur që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, ndonëse ishte i ftuar edhe nga trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, i cili e ka vëzhguar prej disa kohësh.

Gjatë ditës së sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekretuar me shtetësin e Kosovës. Pas këtij dekreti, Hamdiu mund të ftohet për grumbullin e Përfaqësueses së Kosovës U21.

“Jam i lumtur dhe krenar që kam mundësia të bashkohem me Kosovën. I falënderohem presidentit dhe Federatës për këtë mundësi” – ka thënë Hamdiu.

Talenti shqiptar që luan te skuadra nga Zvicra, Winterthur, është me shtetësi helvetike, por sot ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë