Loading…

Presidenti Thaçi ka ditëlindjen, mësoni sa vjet mbush

  • 24/04/2018 | 10:16

Presidenti Thaçi ka ditëlindjen, mësoni sa vjet mbush

Hashim Thaçi ka lindur pikërisht sot më 24 prill, në vitin 1968. Ai mbush 50 vjeç. Nuk është surprizë për pamjen e tij, por sigurisht do të ishte për dikë që nuk e njeh historinë e Kosovës dhe do të lexonte vetëm angazhimet e shumta të Thaçit, fillimisht në luftë e më pas në politikën dhe shtetin kosovar.

Thaçi ka mbushur 50 vjet sot, është i biri i Haxhiut dhe Hyrës nga Buroja e Skenderajt. Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Djali i tij Endrit, i ka uruar ditëlindjen babait të tij me një foto në rrjetin social instagram, në foto kishte një mbishkrim ku thuhej se dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare e dikush si lideri që shpalli pavarësinë, por për të është babë.

“Dikush e njeh si bashkëthemelues të ushtrisë çlirimtare, dikush tjetër si lider që shpalli pavarësinë. Për mua është babë, burim i pashtershëm i dashurisë dhe inspirimit. Ta uroj ditëlindjen dhe të uroj të inspirosh gjeneratat e reja edhe shumë e shumë vjet.”

Ai është një nga politikanët më të dëgjuar të Kosovës, i cili ka marrë pjesë në luftën e Kosovës.

Thaçi iu bashkua kauzës për pavarësi teksa ishte student dhe u shndërrua në njërin nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes protestuese të fillimviteve ’90.

Me intensifikimin e presionit serb ai u largua për në Zvicër, ku studioi histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Zyrih.

I kthyer në Kosovë si figurë kyçe e lëvizjes guerrile, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mori nofkën “gjarpri” për shkak të shkathtësive të tij në shmangien e policisë serbe.

Përfaqësuesi më i lartë politik i UÇK-së, menjëherë pas luftës nënshkroi marrëveshjen e çarmatosjes dhe më pas themeloi Partinë Demokratike të Kosovës, si fraksioni kryesor i dalë nga radhët e UÇK-së.

Me këtë parti, ai fitoi për herë të parë zgjedhjet parlamentare më 17 nëntor 2007, duke u zgjedhur edhe kryeministër i Kosovës.

Gjatë karrierës së tij si kryeministër, Thaçi ka pasur ulje-ngritje; është cilësuar si George Washingtoni i Kosovës nga zv.Presidenti Joseph Biden në 2010-n. Ndërsa një vit më vonë, goditja më e e rëndë i vjen nga senatori zviceran, Dick Marty, në një raport ku UÇK-ja akuzohej për krime lufte dhe trafikim organesh, raport që çoi në themelimin e “Gjykatës Speciale”.

Që nga prilli i vitit të kaluar, ai është President i Republikës së Kosovës. Një karrierë shumë e pasur politike për vitet e moshës së tij./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë