Loading…

Presidenti Thaçi largohet nga takimi me liderët e koalicionit qeverisës

  • 12/02/2019 | 21:35

Presidenti Thaçi largohet nga takimi me liderët e koalicionit qeverisës

Presidenti i vendit Hashim Thaçi raportohet se ka qenë i pari ai që ka lëshuar mbledhjen me partnerët e koalicionit qeverisës, takim ky i paparalajmëruar që ndodhi sonte në njërin nga restorantet në Prishtinë.


Sipas asaj që raporton Klan Kosova nga kjo mbledhje edhe zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj e Dardan Gashin.

Brenda ambientit ku po zhvillohej takimi mësohet të jenë brenda aktualisht kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli si dhe ministri i Tregtisë, Endrit Shala.

Ky takim i krerëve institucionalë erdhi pas letrës së fundit të arritur në adresë të tyre nga zyrtarët e shtetit më të fuqishëm në botë, Amerikës, lidhur me çështjen e taksës 100%.

Se çfarë është diskutuar në këtë takim të papritur, nuk dihet ende.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë