Loading…

Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë

  • 10/10/2019 | 15:43

Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Kroacisë, Danijela Barisic, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, sidomos në atë të integrimeve euroatlantike.

“Kroacia është një partner i rëndësishëm i Kosovës. Marrëdhëniet tona të mira duhet të zgjerohen edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë”, ka thënë presidenti.

Nga ana tjetër, diplomatja kroate, Danijela Barisiq ka theksuar se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa është e përkushtuar për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Kreu i shtetit në fund ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndjekin rrugën e reformave të Kroacisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë