Loading…

Presidenti Thaçi takoi kryetaren e KQZ’së dhe drejtorin e Policisë

  • 31/05/2017 | 19:13

Presidenti Thaçi takoi kryetaren e KQZ’së dhe drejtorin e Policisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të fushatës elektorale ka pritur sot në mëngjes në një takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunin.


Daka dhe Maxhuni kanë treguar për përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e procesit elektoral.

Presidenti Thaçi është shprehur i kënaqur me punën që kanë bërë këto dy institucione-KQZ-ja dhe PK-ja, për t’u siguruar që zgjedhjet e 11 qershorit do të jenë të drejta, të lira dhe demokratike.

“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer, të drejta dhe demokratike dhe jam i bindur se të tilla do të jenë edhe zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh presidenti Thaçi, thuhet në komunikatë, përcejll gazetametro.net

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të organizuar zgjedhje të standardeve më të larta. Policia e Kosovës ka përgatitjen e duhur për t’u siguruar se çdo gjë do të jetë e qetë dhe paqësore deri në fund të zgjedhjeve”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu ftoi përsëri të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje, si dhe partitë politike i ftoi që të vazhdojnë me gjuhën konstruktive dhe me garën fer dhe të qetë.

“Kosova do të dëshmojë edhe një herë pjekurinë politike duke mbajtur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike”, përfundoi presidenti Thaçi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë