Loading…

Presidenti Thaçi tregon si e kuptoi për propozim-aktakuzën: Isha në avion, sapo zbrita u informova nga mediat

  • 24/09/2020 | 21:08

Presidenti Thaçi tregon si e kuptoi për propozim-aktakuzën: Isha në avion, sapo zbrita u informova nga mediat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për herë të parë ka folur në gjërësi rreth propozim-aktakuzës ndaj tij, nga Gjykata Speciale. Kryetari i shtetit ka thënë se lidhur me këtë, u informua pasi zbriti nga avioni, shkruan Gazeta Metro.


Këtë deklaratë ai e ka bërë në emisionin “Pressing”, teksa ka thënë se ka qenë befasuese për të, por se i është përgjigjur në mënyrë të përgjegjshme.

“Nuk kam qenë i informuar. E kam kuptuar sapo zbrita në Vjenë. Kam biseduar me zyrtarë në SHBA, jemi pajtuar që të shkohet me një modalitet të ri. Prerja e rrugës për në Washington ka qenë befasuese, por ne jemi përgjigjur në mënyrën më të përgjegjshmë që duhej. “, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell Gazeta Metro.

Ai mes tjerash shtoi se nuk kishte kuptim të zhvillohej ai takim dhe se rreth propozim-aktakuzës u informua vetëm nga mediat.

Sidoqoftë, ai e ka vlerësuar edhe një herë si historike marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në SHBA, dhe sipas tij, janë përmbushur të gjitha pikat që parashihej të diskutoheshin më herët.

Vlen të theksohet se presidenti Thaçi në muajin gusht u njoftua se është propuzuar aktakuzë ndaj tij nga Gjykata Speciale dhe kjo ndodhi pikërisht në ditën kur ai po udhëtonte për në SHBA.

Kjo nga analistë ndërkombëtarë u cilësua si një veprim i qëllimshëm dhe politik, me qëllim të parandalimit të ndonjë marrëveshje në SHBA./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë