Loading…
Presidenti Trump ftohet nga Mbretëresha Elizabetë për vizitë shtetërore
  • 23/04/2019 | 16:43

Presidenti Trump ftohet nga Mbretëresha Elizabetë për vizitë shtetërore

Mbretëresha Elizabetë fton Presidentin Trump për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar në 75 vjetorin e zbarkimit në Normandi nga trupat aleate gjatë luftës së dytë botërore, transmeton Gazeta Metro.


Vizita tre ditore e Presidentit të SHBA’ve Donald Trump nga 3 qershori deri më 5 qershor, si i ftuar i mbretëreshës do të marrë pjesë në ceremoninë në Portsmouth që shënon 75 vjetorin e zbarkimit në Normandi nga trupat aleate gjatë luftës së dytë botërore.

Presidenti Trump është i treti president amerikan që nderohet me ftesë nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe.

Presidenti Trump poashtu do të takohet me kryeministren Theresa May e cila tha se vizita shtetërore është “ mundësi që të forcojmë mëtej marrëdhënien tanimë të afërt në tregti, investime, siguri e mbrojtje, poashtu edhe për të diskutuar për të forcuar këtë lidhje në vitet e ardhshme”.

Presidenti Trump është takuar edhe më parë me Mbretëreshën Elizabetë gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar në korrik të 2018’së.

Mbretëresha Elizabetë do të mbajë banket për nderë të Presidentit Trump në Pallatin e Buckingham me afërsisht 150 të ftuar.

Këshilli Kombëtar i Policisë  vlerësoi se 10 mijë policë do të duhen për sigurinë gjatë vizitës dhe shpenzimet priten të jenë afër 18 milionë funte britanike./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë