Loading…
Presidenti Trump i hidhëruar me kinezët: Nuk na duheni, sinqerisht më mirë pa ju
  • 23/08/2019 | 20:43

Presidenti Trump i hidhëruar me kinezët: Nuk na duheni, sinqerisht më mirë pa ju

Presidenti Amerikan, Donald Trump, porositi kompanitë amerikane të shikojnë mënyra për të mbyllur operacionet e tyre në Kinë, dhe për të kthyer në shtëpi e të i prodhojnë produkte të tyre në Shtetet e Bashkuara, Gazeta Metro.


Trump nuk mund të detyrojë kompanitë të braktisin Kinën. Ai nuk dha detaje sesi do të procedojë me këtë urdhër.

Megjithëse ai tha se do të ofronte një përgjigje më vonë për tarifat ndaj produkteve amerikane të shpallura nga Kina, më herët gjatë ditës.

“Kompanitë tona të mëdha amerikane janë porositur që menjëherë të fillojnë të kërkojnë alternativa kundrejt Kinës, duke përfshirë sjelljen dhe prodhimin e produkteve tuaja në SHBA”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Ne nuk kemi nevojë për Kinën dhe, sinqerisht, do të ishte shumë më mirë pa të”, ka thënë ai.

Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë.

Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA’së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë