Loading…

Presidenti Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Washington D.C.

  • 12/01/2021 | 21:45

Presidenti Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Washington D.C.

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Washington D.C. para ceremonisë së inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, më 20 janar pas paralajmërimeve të FBI se ka kërcënime për sulme në kryeqytetin amerikan, transmeton Gazeta Metro.


Pas raportimeve nga FBI se ka rrezik për sulme në DC, por edhe qytete të tjera të vendit, presidenti, pas një takimi edhe me zëvendësin e tij, Mike Pence, vendosi me një urdhër ekzekutiv shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nga 11 janari deri më 24 janar.

Si pasojë, në rrugët e kryeqytetit amerikan kanë mbërritur qindra trupa të Gardës Kombëtare. Deri në fundjavë pritet që të kenë mbërritur deri në 6000 personel ushtarak, ndërsa Pentagoni po mendon ta rrisë këtë numër deri në 13 mijë. Një pjesë e tyre janë pozicionuar tashmë rreth godinës së Kongresit, të sulmuar nga mbështetësit e Trump. Godina është rrethuar me gardhe metalike, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë.

Për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe shmangien e episodeve të dhunës po bashkëpunojnë autoritetet vendore në Washington, por edhe agjenci të Departamentit të Drejtësisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë