Loading…

Presidentja e KE’së nesër në Kosovë, kjo është arsyeja

  • 26/10/2022 | 16:46

Presidentja e KE’së nesër në Kosovë, kjo është arsyeja

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Zyra e BE-së në Kosovë.


Presidentja e KE-së fillimisht do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimeve do të ketë edhe një konferencë për media e planifikuar rreth orës 10:00.

Von der Leyen sot ka nisur vizitën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shteti i parë pritës është Maqedonia e Veriut ku nga atje nesër vjen në Kosovë. Pas Kosovës, presidentja e KE-së do të shkojë në Shqipëri, ndërsa të premten në mëngjes do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, më pas në Serbi dhe krejt në fund, të shtunën, ajo do të qëndrojë në Mal të Zi.

Siç bën të ditur BE-ja, arsyeja kryesore e ardhjes së von der Leyen në rajon është diskutimi për krizën energjetike dhe ofrimi i mbështetjes së Unionit.

Von der Leyen sot ka nisur vizitën e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shteti i parë pritës është Maqedonia e Veriut ku nga atje nesër vjen në Kosovë. Pas Kosovës, presidentja e KE-së do të shkojë në Shqipëri, ndërsa të premten në mëngjes do të udhëtojë drejt Bosnje e Hercegovinës, më pas në Serbi dhe krejt në fund, të shtunën, ajo do të qëndrojë në Mal të Zi.

Siç bën të ditur BE-ja, arsyeja kryesore e ardhjes së von der Leyen në rajon është diskutimi për krizën energjetike dhe ofrimi i mbështetjes së Unionit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë