Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dalur në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga ku foli edhe për situatën e krijuar në veri të vendit derisa kërkoi shtensionim të situatës, shrkuan Gazeta Metro.
Von der Leyen u shpreh tejet e shqetësuar me gjendjen e krijuar, derisa tha se bisedimet janë zgjidhja e duhur për të kaluar këtë krizë.
‘’Jam shumë e shqetësuar, është me rëndësi të shtensionohet situata, të ktheheni në negociata dhe e vetmja mënyrë për zgjedhjen e krizës aktuale është dialogu. Unë dua që ta shohë progresin e Kosovës, përparimin e Kosovës, dhe le të punojmë së bashku në këtë drejtim’’, tha von der Leyen.
Tutje ajo u pyet edhe për takimin e sotëm të thirrur nga BE mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se se shpreson që të arrijnë zgjidhje të përbashkët pas takimit derisa ripërsëriti rëndësinë e vazhdimit të dialogut për të dalur nga gjendja aktuale dhe integrimi në BE.
‘’Së pari çështjet që po i shohim aktualisht në kufi, ndërsa ne po flasim këtu negociatorët janë në Bruksel duke diskutuar dhe shpresoj që kanë mandat të qëndrueshëm, pasi kjo është mënyra më e mirë për të ecur tutje. Është me rëndësi të shtensionohet situatam dhe të vazhdohet me dialog konstruktiv’’, përfundoi Leyen./gazetametro.net