Loading…

Presidentja ftohet nga Michel që ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor

  • 03/12/2022 | 12:00

Presidentja ftohet nga Michel që ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor

Përfaqësuesi i Zyrës së BE’së në Prishtinë, Tomas Szunyog, është pritur sot në presidencë nga e para e shtetit, Vjosa Osmani ku edhe kanë diskutuar lidhur me Samitin e ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, shkruan Gazeta Metro.


Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Media e Presidencës, duke thënë se në takim u vlerësua fakti që për herë të parë, ky Samit do të mbahet pikërisht në Ballkanin Perëndimor, “duke konfirmuar gatishmërinë e vendeve të BE-së për një angazhim më të madh drejt bashkëpunimit dhe partneritetit me vendet e rajonit”.

Osmani dhe shefi i zyrës së BE-së kaën diskutuar gjithashtu edhe për deklaratën, e cila pritet të miratohet nga pjesëmarrësit në Samit.
Gjatë këtij takimi, Szunyuog ia ka dorëzuar Osmanit edhe kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Me këtë rast, Ambasadori Szunyog dorëzoi kopjen fizike të ftesës nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel për Presidenten Osmani, e cila do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin BE – Ballkani Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

Pra me 6 dhjetor në Tiranë mbahet Samiti i BE-Ballkan Perëndimor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë