Loading…

Presidentja Osmani e përmendi në emision, reagon Dafina Zeqiri

  • 27/10/2021 | 12:08

Presidentja Osmani e përmendi në emision, reagon Dafina Zeqiri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një interviste televizive përmendi këngën “Llafe, Llafe” të këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit.


Gjersa po komentohej shkarkimi i Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kritikat pasi Presidentja mori këtë vendim, Osmani ka cituar një pjesë të këngës së Dafinës.

‘’Ata që flasin e ka kërkuar këtë ai ose ajo, janë llafe llafe, qysh thotë Dafina, kështu që duhet edhe me i injoru’’, tha Osmani.

Menjëherë pas kësaj, reagoi artistja.

“Mirmëngjesi”, ka shkruar ajo, ku edhe ndau një pjesë të intervistës.

Ndryshe, Dafina së fundmi ka publikuar albumin “Dafinë Moj”, këngët e të cilit mblodhën miliona shikime në Youtube.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë