Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të cilës i tha se vendi tij e përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, shkruan Gazeta Metro.
“Me Presidenten Osmani për mbështetjen që jep vendi jonë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës!”, ka shkruar Osmani.
Sot liderët e Bashkimit Europian së bashku me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimore, po mbajnë samitin e Komunitetit Politik Europian
Kryeqyteti i Republikës Ceke, Praga, është mikpritëse e liderëve europian, ku 44 udhëheqësit shtetërorë do të diskutojnë për tema të ndryshme.
Prononcim pë media pati edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ku ai tha se nga ky takim pret që të ndërtohet diçka e rëndësishme për kontinentin e vjetër.
“Nuk është një ide e re, por shumë e vjetër. Por rilind kur ka kohë krizash. Shpresoj që nuk do të kemi nevojë për kriza të tjera për të pasur një takim si sot. Nga ky takim do të vijojmë të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e vendeve dhe popujve të Europës. Shqipëria është pjesë e rajonit që është Ballkani Perëndimor. Për ne është tepër e rëndësishme që BE të mos ketë një mur, por të jemi të gjithë së bashku”, u shpreh Rama për gazetarët.