Loading…

Presidentja Osmani takohet me presidentin Biden në SHBA

  • 22/09/2022 | 18:33

Presidentja Osmani takohet me presidentin Biden në SHBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin amerikan Joe Biden, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.


Osmani është takuar sot me Biden në kuadër të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.

Ajo ka pasur një shkrim të shkurtër në rrjetet sociale për këtë fotografim me Biden.

“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar shkurt Osmani.

Veç saj, presidentja Osmani dhe presidenti Biden ishin të shoqëruar edhe nga Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, si dhe nga Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden.

Kujtojmë se Osmani me Biden u takua edhe në ceremoninë e varrimit të mbretëreshës Elizabeth II. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë