Loading…

Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë mund të çojë në sulm ndaj Kosovës, sipas revistës së njohur britanike

  • 02/08/2022 | 22:00

Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë mund të çojë në sulm ndaj Kosovës, sipas revistës së njohur britanike

Gazetari britanik me bazë në Pragë, William Nattrass, ka shkruar një artikull për revistën javore “The Spectator” ku merret me zhvillimet e fundit në Kosovë pas dramës së krijuar në veri për shkak të targave të veturave. Ai argumenton se tensionet mund të jenë ndalur për momentin, mirëpo ato janë vetëm në pritje, përcjell Gazeta Metro.


Nattrass shpjegon për lexuesit e “The Spectator” arsyen e ardhjes deri te kjo gjendje: masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Ndonëse është vështirë e besueshme, ky tension u krijua nga disa targa të veturave.

“Nga të gjitha gjërat e mundshme, një mosmarrëveshje mbi targat e veturave po kërcënon paqen e brishtë të fituar 23 vjet më parë, pas një fushate bombardimi të NATO’s kundër Jugosllavisë së atëhershme. Për këtë, serbët kurrë nuk e kanë falur vërtetë Perëndimin”, shkruan gazetari britanik.

Ai përmend edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandr Vucic, i cili i quajti “agresive” politikat e reciprocitetit nga Kosova.

“Ai thotë se ndryshimet e targave janë një përpjekje për të “përzënë” serbët dhe thotë se të dy vendet po shkojnë drejt një “Stuhie të re” – një referencë për një kundërofensivë kroate të vitit 1995 kundër serbëve, të cilën vendi ende e sheh si spastrim etnik”, thotë Nattrass.

“Do të nevojitet vetëm një pikë ndezjeje për të krijuar një krizë të tërë nga pakënaqësitë e gjata”, shkruan më tej ai.

Nattrass po ashtu tregon për faktin se Kosova është vend i mbrojtur nga fuqitë e NATO’s dhe ishin po këto fuqi ato të cilat i bënë presion Qeverisë së Kosovës për të shtyrë për një muaj vendimin për reciprocitet me Serbinë.

Në fund, Nattrass e përfundon me një shqetësim: “Lufta në Ukrainë po ndan Europën dhe rrezikon ta tërheqë Serbinë më tej drejt Kremlinit. Perëndimi duhet të ecë me kujdes. Vënia e Serbisë në një qoshe mund të bëjë që Beogradi të sulmojë Kosovën. Muajt e ardhshëm mund të jenë të çuditshëm, dhe me pakënaqësitë e gjata që kërcënojnë të shpërthejnë, situata në Kosovë duket më pak si një pyetje dhe më shumë si një enigmë pa përgjigje të saktë.”/gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë