Loading…

Prestigjiozja ‘DailyMail’ shkruan për performancën e Dua Lipës në Prishtinë

  • 05/08/2022 | 19:23

Prestigjiozja ‘DailyMail’ shkruan për performancën e Dua Lipës në Prishtinë

Dua Lipa kishte veshur një palë sytjena dhe një fund të shkurtër të ngjashëm teksa u shfaq të enjten në skenë në vendlindjen e saj në Kosovë – nis shkrimi i revistës prestigjioze ‘DailyMail’.


Këngëtarja, 26-vjeçare, ka vënë në pah barkun e saj të sheshtë dhe këmbët e gjata në ansamblin e mahnitur rozë në festivalin Sunny Hill, që organizohet nga Dua dhe babai i saj, Dukagjini, 53-vjeçar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo dukej e mrekullueshme me fustanin dy-pjesësh të markës Valentino që e kombinoi me doreza të njëjta dhe çizme me taka.

Flokët e zeza në formë të valëzuar i kishte lëshuar gjersa dukjen e kompletoi me një grim të veçantë.

Ajo u sigurua të bënte një performancë shumë energjike duke prezantuar disa nga këngët e saj më të suksesshme për turmën.

Festivali, i cili filloi në vitin 2018, do të ketë edhe shfaqje nga AJ Tracey dhe Skepta në ditët në vijim.

Në vitet e kaluara janë parë performanca nga Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Martin Garrix së bashku me disa muzikantë shqiptarë.

Ngjarja organizohet për të mbledhur para për Fondacionin Sunny Hill, në faqen e internetit të të cilit thuhet: “Ashtu si Dua, ne jemi të frymëzuar nga shoqëria jonë dhe mendojmë se ata që kanë shijuar suksesin duhet t’ua kalojnë mundësinë të tjerëve që të ndjekin hapat e tyre”.

“Misioni ynë është i thjeshtë. Me njohuri për vendin tonë dhe me punë të palodhur, ne synojmë të jemi një dorë ndihmëse për pjesët më në nevojë të komunitetit tonë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë