Loading…

Pretendimet e ministrit serb Vucevic: ‘Këto janë tre pikat që përbëjnë vijën e kuqe në negociatat për Kosovën’

  • 28/01/2023 | 20:34

Pretendimet e ministrit serb Vucevic: ‘Këto janë tre pikat që përbëjnë vijën e kuqe në negociatat për Kosovën’

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se “vijat e kuqe” të Serbisë në negociatat për Kosovën janë “të qarta”.


Sipas tij, ato janë formimi i detyrueshëm i Bashkimit të Komunave Serbe, mosnjohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara, shkruan N1.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka përdorur metodat më tinzare për të provokuar ndoshta një konflikt dhe për të vazhduar kriminalizimin dhe paraqitjen e serbëve si të këqij.

I pyetur për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se vendimi për Kosovën nuk do të merret nga qytetarët, Vuçeviç tha se do të shfrytëzohen të gjitha potencialet demokratike dhe se gjithçka do të jetë para syve të publikut.

Vuçeviç shtoi se kalimin në gatishmëri i ushtrisë dhe policisë në nivelin më të lartë ishte “mesazh se do të merren të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb dhe për të ruajtur Serbinë”.

(cialis)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë