Gjasat që çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në seancën e nesërme janë të vogla, pasi që kjo çështje nuk u gjend në propozimin e rendit të ditës që u ofrua nga bordi i këshillit, transmeton Gazeta Metro.
Sipas raportit të Euronews Srbija kjo iu është konfirmuar nga burime brenda. Ata theksojnë tutje se një kthesë e këtij vendimi mund të ndodhë por gjasat janë të vogla.
Sipas rregullores në fillim të çdo mbledhjeje pika e parë është miratimi i rendit të ditës, kështu që formalisht është e mundshme që dikush të propozojë që të shtohet një pikë e re.
Përfundimi i kësaj çështje do të mësohet tek nesër, por padyshim kjo nuk do të thotë se kjo do të jetë epilogu përfundimtar i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë evropiane.
Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka deklaruar sot për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se Serbia ia ka dalë që çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ta shtyjë edhe për një kohë.
“Ia dolëm në synimin tonë që kjo të mos jetë nesër në rendin e ditës. Mengjesin e të nesërmes nga ora 09:30 mbahet mbledhja e Komitetit të ministrave dhe me rastin e miratimit të rendit të ditës do ta dimë a do të mbesë kështu siç është sot”.
Ai shtoi se përfaqësuesit e Irlandës kanë premtuar se kjo çështje nuk do të shtrohet në seancë dhe kështu ndodhi.
“Kjo natyrisht nuk do të thotë se nesër nuk do të shtrohet kjo çështje në seancë, por ka pak mundësi që kjo të ndodhë pa një përgatitje serioze” tha Dacic.
Kryediplomati serb Dacic shtoi se ka pasur komunikim intensiv me përfaqësuesit e Republikës së Irlandës dhe pretendoi se si kryesuese Irlanda nuk do të nisë procedurën për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ministri serb Ivica Dacic kishte paralajmëruar që dje që Serbia do të nisin ‘kundërsulm diplomatik’ ndaj Kosovës dhe përpjekjeve për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, duku u thirrur në moratoriumin e Marrëveshjes së Washington që as vet nuk e respektojnë. Dacic ka pretenduar se kanë gati 9 çnjohje të Kosovës në çdo moment./gazetametro.net
Serbia përgatit ‘kundërsulm diplomatik’ ndaj Kosovës, pikërisht me 3 nëntor