Loading…

Prezantimi i “Range Rover Evoque Ember 2017” (Foto/Video)

  • 26/12/2016 | 21:40

Prezantimi i “Range Rover Evoque Ember 2017” (Foto/Video)

Pothuajse çdo 12 muaj, “Jaguar Land Rover” rifreskon secilën nga veturat e veta me seri nga modelet e veta.

Shpeshherë që bie në syrin e pastërvitur mirë, aty përfshijnë gjithçka nga dritat dhe edicionet e ngjyrave. Modeli “Range Rover Evoque” është modeli i fundit që pranon trajtimin “MY17”, duke instaluar sistemin e fundit “InControl Touch Pro”, për të parën herë i paraqitur te “Evoque Convertible”, më herët gjatë këtij viti.

Është një version me përmirësime të mëdha në krahasim me versionin e kaluar, duke shtuar një ekran prej 25.90 centimetra. Për më shumë, specifikat e larta te “Evoques” vijnë me “WiFi” dhe lidhje të përmirësuar të telefonave.

 

lr-evoquemy2017-030

Më thellë nën lëkurë, specifikat e veturës me tërheqje në katër rrota “Low Traction Launch”. Kufizojnë gjendjen gjatë rrëshqitjeve. Modeli “Evoque” mbetet shumë i fortë edhe në vozitjen jashtë asfaltit. Përkundër faktit se është më i vjetër se pesë vjet, “Evoque” vazhdon të shitet në numra të mëdhenj, duke ofruar stil.

lr-evoquemy2017-031

Për t’u siguruar se suksesi nuk do të ndalojë, “Land Rover” ka prezantuar edicionin special “Ember”. Bazuar në tashmë shumë të shtrenjtin “HSE Dynamic”, modelet “Ember” sjellin shtesa në stil, përfshirë kulmin me ngjyrë të kuqe dhe shenja të zeza. Po ashtu, do të keni disqe të zeza dhe drita të errëta nga përpara dhe nga prapa.

Nga brenda do të ketë ulëse të zeza prej lëkure dhe shkëlqim me ngjyrë të zezë në kroskot. Janë edhe drita të larta të kuqe, si dhe tabela të ndritshme në dyer. Vetura është e ndërtuar mirë, që do të thotë se modeli “Evoque Ember” është shumë i mirë në vozitje. Motori me naftë 2.0-litra është kulmi i brendit, sidomos kur i shtohet edhe transmisioni i hatashëm me nëntë shpejtësi, automatik.

2017-land-rover-range-rover-evoque-ember-edition-exterior

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë