Loading…

Prezantohen artistët pjesëmarrës nga Kosova në Bienalen e Mesdheut

  • 26/04/2017 | 22:41

Prezantohen artistët pjesëmarrës nga Kosova në Bienalen e Mesdheut

BJCEM do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4 deri më 9 maj.


Alban Fejza, Leart Rama, Jetullah Sylejmani, Oborri dhe Yll Xhaferi, janë artistët nga Kosova pjesëmarrës në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut-BJCEM. Pikërisht për këtë pjesëmarrje nën përkujdesjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës, u organizua një konferencë për medie, me ç’rast u prezantuan artistët pjesëmarrës si dhe një pjesë e punës së tyre, e poashtu të pranishëm ishin edhe kuratorët nga Kosova si Alban Nimani në pjesën e muzikës dhe Eroll Bilibani në pjesën e filmit, shkruan KultPlus

Ndërkaq kuratori i disiplinës së muzikës Alban Nimani, tregoi për eksperiencën e tij në vitin 2005 ku ai kishte rastin të jetë pjesë e Bienales së Mesdheut. Ai tha se kjo ngjarje është mundësi shumë e mirë për takime dhe shkëmbim kulturash me artistë ndërkombëtar. “Unë për herë të parë në Bienalen e Mediteranit kam marrë pjesë si artis i ri në 2005-në. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe është një lloj katapulte që të njihesh me artistë ndërkombëtarë dhe ta promovosh muzikën. Tash jam i lumtur që kam rastin të jem si Kurator, përzgjedhës i artistëve dhe për mua është mjaft me rëndësi që kësaj radhe Kosova po prezantohet me disa artistë të ri por shumë të talentuar dhe mendoj që është një potencial shumë i mirë i Kosovës që po vjen”, pohoi Nimani.

Pas këtyre fjalimeve, i erdhi radha shfaqjes së filmit ‘HU’, të regjisorit Leart Rama. Një film i metrazhit të shkurtër me një temë mjaft interesante ku tregonte për Dervishët dhe ritualet e tyre. Pas prezantimit të filmit u erdhi radha disa këngëve nga Oborri, poashtu pjesëmarrës në BJCEM.

BJCEM do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4 deri më 9 maj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë