Loading…

Prezantohet projektbuxheti për vitin 2021, 5 përqind më shumë se në vitin paraprak

  • 18/11/2020 | 12:15

Prezantohet projektbuxheti për vitin 2021, 5 përqind më shumë se në vitin paraprak

Buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 1 miliardë e 800 milionë euro ose 5 përqind më shumë se në vitin paraprak, shkruan Gazeta Metro.


Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi prezantoi Projektbuxhetin për vitin 2021 i cili u prit me pakënaqësi nga ana deputetët e opozitës për sektorin e shëndetësisë.

Derisa sipas Krasniqit shpenzimet buxhetore për vitin 2021 me këtë projektbuxhet do të jenë 2 miliardë e 412 milionë euro.

Krasniqi gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere theksoi se rënia ekonomike për vitin 2020 parashihet të jetë 6.7 përqind, ndërsa në vitin 2021 pritet që të ketë kthim pozitiv ose rritje ekonomike 5.2 përqind.

Ai para deputetëve tha se me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm do të ketë kursime 1.5 përqind për kategoritë e shpenzimeve për mallra dhe shërbime.

“625 milionë euro janë paraparë për paga. Shpenzimet për subvencione janë ul për 5.2 përqind, ndërsa janë paraparë 613 milionë euro investimet kapitale. Deficiti buxhetor pritet të jetë 4.2 përqind. Ndërsa, rënia e të hyrave deri në fund të vitit 2020 do të jetë mbi 320 milionë euro”, tha Krasniqi.

Deputetja Mimoza Kusari Lila ka kritikuar ndarjet buxhetore, e cila tha se do të ketë shkurtime buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë 25 milionë euro, kurse 54 milionë euro më shumë për Ministrinë e Infrastrukturës.

“Përkundër çka ka ndodhë me pandemi në Kosovë dhe në Botë, ka shkurtimi të buxhetit në shëndetësi, arsim dhe ekonomi, ndërsa ka rritje të buxhetit për infrastrukturë. Pra, qeveria vazhdon rritjen e buxhetit për asfalt”, tha Kusari Lila.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza tha se në aspektin teknik buxheti është përgatitur në bazë të standardeve, ndërsa sa i përket vlerësimeve për rritjen ekonomike do të jetë më thellë se ajo që është parashikuar 6.7 përqind.

Sipas Shefit të GP të PDK ky buxhet nuk zhvillimor dhe përveç kësaj ka lënë anash sektorët e shëndetësisë dhe ushtrisë.

“Kjo Qeveri kishte prezantuar programin qeverisë për mbështetje për shëndetësi, program zhvillimor, investime miliardëshe, shërbimin ushtarak. Megjithatë, këto asnjë nuk qëndrojnë deri tash. Është rritë borxhi publik. Ndërsa, buxheti i vitit për 2021 do të jetë sa ai i vitit 2019. Kështu që ne si PDK nuk do ta mbështesim këtë buxhet”, tha Hamza./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë