Loading…

Prifti hero rrëzon përtokë sulmuesin e armatosur para se të shtie në famullitarë

  • 08/11/2021 | 19:07

Prifti hero rrëzon përtokë sulmuesin e armatosur para se të shtie në famullitarë

Pastori Ezekiel Ndikumana i Kishës Light Mission Pentecostal në qytetin Nashville në shtetin e Tennessee të SHBA sulmoi dhe rrëzoi një person të armatosur në momentin e fundit në meshën e të dielës, transmeton Gazeta Metro.


I dyshuari Dezire Baganda 26 vjeç ka qëndruar i qetë përreth tre orë në kishë para se të nxirrte armën. Në xhirimin e kamerave të sigurisë shihet si pastori i turret nga prapa dhe e përplas në dysheme pastaj me ndihmën e famullitarëve e çarmatosin.

Ndikumana që nuk flet anglisht pasi është një refugjat nga Burundi tha se u brengos që i dyshuari mund të plagoste famullitarët e tij.

“Gjëja e parë që më shkoi në mend ishte se mund të vriste njerëzit. Ai po qëndronte para të gjithëve aty. Na ruajti zoti” tha pastori Ndikumana.

Sulmi i parandaluar u xhirua në kamera të sigurisë së kishës dhe shihet si pastori shtiret se po del nga kisha dhe i del prapa të dyshuarit Baganda para se t’i turret dhe ta rrëzojë.

I dyshuari nuk ishte pjesë e famullisë por shkonte në shërbesa edhe më parë kishte shkaktuar telashe në disa prej predikimeve. Ai të dielën qëndroi i heshtur për rreth tre orë para incidentit.

Baganda është arrestuar dhe akuzuar për sulm fizik mes 15 pika të akuzës dhe i është caktuar kaucion për mbrojtje në liri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë