Loading…

Princ Harry mësoi për vdekjen e mbretëreshës nga mediat

  • 23/09/2022 | 21:10

Princ Harry mësoi për vdekjen e mbretëreshës nga mediat

Princi Harry u përpoq në mënyrë të dëshpëruar  të shkonte në shtratin e gjyshes së tij për t’i dhënë lamtumirën  por kuptoi se ajo kishte ndërruar jetë pasi lexoi lajmet në internet.


Trishtimi  dhe dëshpërimi u skalitën në fytyrën e Harrit ndërsa ai po shkonte në Balmoral, në  rezidencën Mbretëreshës, disa orë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Një burim për pallatin Buckingham konfirmoi se askush nga familja mbretërore, apo ndonjë oborrtar, nuk e njoftoi Harry-n për t’i treguar për vdekjen e monarkes.

Princ  Harry dhe  Meghan Markle thuhet se u kthyen në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, të mërkurën për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre, Archie  dhe Lilibet.

Pyetjes nëse Harry dhe vëllai i tij, Princi William, kanë ndrequr raportet, burimet e pallatit konfirmuan se të dyshja kanë folur në darka. Vdekja e mbretëreshës ka çuar në një përpjekje nga anëtarët e familjes për të shkrirë akullin midis Harry-t me Charles dhe William por pati momente gjatë dy javëve të fundit kur vendimi i pallatit për t’iu përmbajtur protokollit tregoi se sa të sikletshme mbeten  ende gjërat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë