Loading…

Princesa e Luksemburgut: Si ia theva hundën ushtarit të KFOR’it që tentoi të më dhunonte

  • 01/12/2018 | 11:33

Princesa e Luksemburgut: Si ia theva hundën ushtarit të KFOR’it që tentoi të më dhunonte

Tessy Antony, Princesha e Luksemburgut, në një intervistë për Daily Mail, ka rrëfyer sesi ia ka thyer hundën një ushtari paqeruajtës që tentoi ta dhunonte seksualisht gjatë shërbimit në Kosovë.


Për të ruajtur traditën fisnike familjare prej ushtarakut, ajo ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2004 si pjesë e ekipit BELUKOS 13/15 dhe gjatë kësaj periudhe kishte ndodhur edhe incidenti mes saj dhe ushtarit.

“Ishte gjatë një mbrëmje, unë shkova në dhomë dhe dikush me nxitim trokiti në derën time. Unë e mbajta derën të mbyllur dhe bërtita: ‘Çfarë po ndodh?’”, ka treguar ajo, transmeton Koha.net.

“E hapa derën sepse e njihja personin. Ai më shtyu në krevat. Unë e shtyva menjëherë dhe ia theva hundën”, ka thënë Antony.

“Nuk i tregova askujt për këtë sepse për mua ishte çështje e mbyllur. Por të nesërmen të gjithë e dinin. Kur shkova për kafjall të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën”, ka treguar Princesha e Luksemburgut.

“Fillimisht nuk e kuptoja, por mbikëqyrësi im erdhi dhe më tha: E dija se nuk do të kisha probleme me ty. E dija se do të ishe mirë. Kjo ishte fantastike. E mora vesh se mund ta mbroja veten në situata të tmerrshme.

Princesha e Luksemburgut ka shërbyer në ushtrinë e këtij shteti, duke përcjell hapat e motrës së saj dhe vëllezërve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë