Loading…
Princesha milionere që vdiq me borgjin e një pakoje cigaresh
  • 12/02/2019 | 22:19

Princesha milionere që vdiq me borgjin e një pakoje cigaresh

Vajza e katërt e Mbretëreshës Viktoria vdiq pa i paguar 15 monedha një tregtari cigaresh në Londër, sipas disa  dokumenteve të zbuluara.


Princesha Louise vdiq në vitin 1939, në moshën 91 vjeçare, me një faturë të papaguar të një pakoje cigaresh në R Lewis Limited, që ndodhej pranë Buckingham Palace dhe Pallatit të Shën Jakobit.

Arkivi Kombëtar në Kew publikoi detajet e pasurisë së princeshës Louise më parë këtë vit. Historianët u shprehën se  publikimi i dokumenteve të tilla personale është shumë i pazakontë, pasi ato zakonisht vulosen.

Princesha, një artiste e njohur, ishte fëmija i gjashtë dhe vajza e katërt e Mbretëreshës Victoria dhe Princ Albert. Ajo ishte e njohur për mënyrën e saj të pazakontë të jetesës.

Pasuria e Princeshës Louise

Sipas dokumenteve, Princesha la 239.260 paund, 18 monedha dhe gjashtë pence (monedha me vlerë të vjetra, të tërhequra nga tregu në viti 1980), që sot do kishin një vlerë më shumë se 70 milionë paund.

Megjithatë, fatura prej 15 monedhash për cigare mbeti e papaguar.

Biografja e Louise, Lucinda Hawksley tha se princesha ishte një duhanpirëse “e zjarrtë” por e mbajti të fshehtë nga nëna e saj, që e urrente këtë zakon.

Vetëm vëllai i saj, Edward VII, që u bë mbret në vitin 1901 lejohej të pinte cigare në dhomat e duhanit në pallatin mbretëror.

Princesha Louise ishte gjithashtu një artiste e talentuar.

Skulptura që i bëri Mbretëreshës Victoria ende qëndron në Kensington Palace dhe kishte miqësi me shumë artistë të mëdhenj të asaj kohe./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë