Loading…
Princesha saudite rrëmben dhe rrah mjeshtrin pasi ai bëri foto në banjën e saj
  • 12/09/2019 | 17:22

Princesha saudite rrëmben dhe rrah mjeshtrin pasi ai bëri foto në banjën e saj

Një princeshë saudite ka marrë një dënim me kusht prej 10 muajsh për rrahjen dhe rrëmbimin e një hidrauliku në apartamentin e saj luksoz në Paris.Hassa bint Salman është motra e Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, dhe vajza e Mbretit Salman, transmeton Gazeta Metro.


Ajo akuzohet se i ka thënë truprojës e saj të rrahë një hidraulik, i cili dyshohet se ka bërë foto brenda shtëpisë së saj.Ashraf Bajrami tha që roja e lidhi dhe e detyroi të puthte këmbët e princeshës.Të enjten, një gjykatë franceze e shpalli princeshën fajtor për pjesëmarrje në dhunë me armë dhe bashkëpunim për rrëmbim.

Princesha e cila ishte subjekt i një urdhër arresti ndërkombëtar dhe u gjykua në mungesë,u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 10,000 eurosh.Ajo më parë ka mohuar akuzat kundër saj.Truproja e saj, Rani Saidi, mori një dënim me kusht tetë muajsh dhe një gjobë prej 5000 eurosh.Në Shtator 2016, Z. Eid u thirr në katin e pestë të bllokut të apartamenteve luksoze në Avenue Foch në kryeqytetin francez për të rregulluar një lavabo të dëmtuar.Punëtori egjiptian tha që ai bëri fotografi banjës që i duhej për punën e tij.

Por princesha dyshohet se ishte zemëruar kur pa pasqyrimin e saj të kapur në pasqyrë. Aktakuza thoshte se ajo e ofendoi atë dhe më pas i tha truprojës ta lidhnin atë.Hidrauliku tha që ishte i detyruar të puthte këmbët dhe nuk lejohej të largohej për disa orë.Në një moment, princesha kinse bërtiti: “Vriteni atë qenin, ai nuk meriton të jetojë”.

Fotografimi i princeshës është i paligjshëm sipas ligjit saudit.Ajo raportohet të jetë larguar nga Franca menjëherë pas incidentit. Princesha ishte marrë në pyetje për akuzat.

Nga avokati i saj thuhet se gjatë gjyqit ajo kishte ofruar të paraqitej në gjykatë përmes Skype./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 15/09/2019 | 13:56
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë