Loading…

Princi Charles pret në Londër familjet e personave të zhdukur nga Kosova

  • 08/03/2017 | 10:17

Princi Charles pret në Londër familjet e personave të zhdukur nga Kosova

Princi Charles i Britanisë së Madhe, do të pres sot në takim familjarët e të zhdukurve nga Kosova dhe rajoni.


Siç merr vesh Gazeta Metro, janë tre përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve nga Kosova që sot do të shkojnë në takim me Princin në Londër.

Ky takim vjen si pasues i takimit të para një viti kur Princi Charles vizitoi Kosovën dhe takoi familjarët e të zhdukurve.

Gjatë ditës së sotme, përpos grupit nga Kosova, Charles do të pres edhe familjarët e të zhdukurve nga Kroacia, Bosnja dhe Serbia.

Takimi organizohet nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), i cili ishte krijuar më 1996 me iniciativën e Bill Clintonit për të nxjerrë në dritë të fshehtat e gropave të tmerrshme të vdekjes në Bosnje pas luftës së vitit 1992-95. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë